TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2023, 22:42

“Kosova është Serbi”, vazhdojnë skandalet edhe në Champions League, tifozët e Crvena Zvezdës kore raciste në ndeshjen ndaj Jang Bojs

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova është Serbi”, vazhdojnë skandalet edhe

Tifozët e Crvenza Zvezdës kanë bërë thirrje “Kosova është Serbi” para ndeshjes së Championsit mes Jang Bojsit, kampionin e Zvicrës.

Këto thirrje, sipas “b92.net”, janë dëgjuar kur lojtarët e ekipit zviceran dolën në fushë, 45 minuta pa nisur ndeshja.

Pjesë e Jang Bojs është edhe sulmuesi i Kosovës Donat Rrudan.

Ai është në stol, ndërsa Kastriot Imeri mungon për shkak të një lëndimi në gju.

Pak ditë më parë ra në sy ka qenë një banderolë e madhe e tifozëve nga Pireu në mbështetje të serbëve të vrarë në Kosovë.

Nuk munguan edhe koret nga tribunat: “Kosova është Serbi”.

Lexo më shumë: https://pamfleti.net/sport/greket-nuk-heqin-dore-nga-racizmi-provokojne-ne-ndeshjen-olimpakos-aris-ko-i190389

Edhe pas këtij provokimi të hapur ndeshja vijoi të luhej normalisht çka përbën një skandal më vete duke gjetur mbështetje edhe nga zyrtarët dhe organizatorët e ndeshjes.

Kujtojmë se Greqia është një ndër 5 shtetet që nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Ato janë: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”, e cila përfundoi me rezultatin 2-0, ultrasit rumunë të grupimit “Uniți Sub Tricolor” ndezën fishekzjarrë dhe hapën një parullë në të cilën shkruhej "Kosova është Serbi": një mesazh dhe provokim politik, i cili i ka lënë pak vend UEFA-s.

Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes i dhanë fund dyshimeve dhe kthyen skuadrat në dhomat e zhveshjeve, për të bërë të qartë se nga tani e tutje nuk do të tolerohen më gjëra të tilla, as në vende si Rumania e cila nuk ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës rifilloi sërish pas më shumë se 20 minutash ndërprerje. Ky ishte paralajmërimi i fundit dhe nëse përsëriteshin thirrjet raciste, kryesori do të anulonte përfundimisht ndeshjen.

crvena zvezda jang bojs champions league

Lini një Përgjigje