
Arbnor Muja ka shënuar golin e parë në karrierë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Champions League.
Përfaqësuesi i kombëtares kuqezi ka kaluar në avantazh Antverpenin në ndeshjen që po luan kundër Shakhtar Donetsk.
Kanë mjaftuar 3 minuta lojë për Mujën, për të dërguar topin në rrjetë, falë një asisti të Artur Vermiren.
Në sezonin e parë në Jupiler Pro League në Belgjikë, 24-vjeçari ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë pasin e fundit 3 herë. Kujtojmë që Muja luajti 22 minuta në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, ndërsa kontribuoi 21 minuta për Kombëtaren ndaj Polonisë.
Lini një Përgjigje