TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2023, 20:55

Goli i Mujës nuk mjafton përmbyset në shtëpi nga Shaktari, Atletiko merr fitoren e parë në grup

Shkruar nga Pamfleti

Goli i Mujës nuk mjafton përmbyset në shtëpi nga Shaktari,

Goli i Arbnor Mujës nuk mjaftoi që skuadra e tij Antverpen të dilte me pikë nga sfida me Shaktar Donjetsk.

Edhe pse e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dy golave, ekipi belg u dorëzua në pjesën e dytë. Muja shënoi një gol spektakolar vetëm pas 3 minutash lojë.

Në minutën e 33, Balikuisha dyfishoi rezultatin dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë e lojës ishte komplet për t’u harruar për Antuerpin. Shaktari shënoi tre herë në pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë  tre pikët.

Në sfidën tjetër të luajtur në orën 18:45, Atletiko e Madridit dhe Fejnordi dhuruan spektakël golash. Plot 4 gola u shënuan në pjesën e parë, me ekipet që shkuan në baraspeshë në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë Morata shënoi për t’i dhënë fitoren ekipit spanjoll.

antuerpen shaktar donjetsk fejnord atletiko madrid champions league

Lini një Përgjigje