TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Tetor 2023, 15:54

Zgjodhën kombëtaren shqiptare para Kosovës, Muslija “thumbon” kolegët: S’është morale dhe profesionale të ndërrosh mendje për fanela të tjera

Shkruar nga Pamfleti

Zgjodhën kombëtaren shqiptare para Kosovës, Muslija

Kalimi i lojtarëve nga përfaqësuesja e Kosovës te kombëtarja kuqezi, ka sjellë zemëratë të madhe në ambientin futbollistik të Kosovës. Disa javë më parë veshën fanelën e kombëtares shqiptare Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, i pari i dëshpëruar që nuk ishte ftuar asnjëherë nga “Dardanët”, dhe i dyti i dëshpëruar që nuk po ftohej. Të dy zgjodhën ta përfaqësojnë ngjyrat kuqezi.

Ndërkohë që rasti më i fundit ishte ai i djeshmi i Dion Berishës, i cili ishte pjesë ekipit U-21 të Kosovës, por që pranoi ftesën e Kombëtares shqiptare të drejtuar nga Alban Bushi.

Nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale tifozët dhe opinionistët kanë shprehur një mërzi të madhe për këtë fenomen. Në njërën prej tyre madje është bërë edhe sondazh ku pyetet, mos vallë lojtarët po e konsiderojnë përfaqësuesen e Kosovës si një Plan B?

Zgjodhën kombëtaren shqiptare para Kosovës, Muslija

Për këtë gjë ka reaguar dhe titullari i Kosovës, Florent Muslija, për të cilin kjo gjë nuk i është dukur aspak morale dhe profesionale.

“Mbështetje dhe respekt për Kosovën në çdo kohë. Në mbështetje të Kosovës edhe kur isha keq, por edhe tani kur jam mirë. I thash “PO” Kosovës në momentin që isha pjesë e U-20 dhe i ftuar tek U-21 i Gjermanisë. Kishte tendenca joshjeje edhe nga shumë kombëtare që unë të ndërroj mendje. Kosova është shteti jonë, i cili u krijua me mund e sakrificë të jetrave, e FFK si pjesë e shtetit tonë po ashtu kaloi në izolim për afër tri dekada me sakrifica të shumë gjeneratave që ne ta gëzojmë tani këtë periudhë që ta përfaqësojmë shtetin tonë në të gjithë globin.

Edhe atëherë kombëtaren e Gjermanisë dhe as sot kombëtaren e Kosovës nuk e kam parë dhe nuk e shoh për promovimin tim personal. Por e kam parë dhe e shoh si krenari të përfaqësimit të shtetit të Kosovës dhe për t’i bërë të lumtur të gjithë qytetarët e vendit tim. Dhe tani kam një mesazh për të gjithë ata bashkëlojtarë të gjitha grupmoshave. Është e drejtë legjitime e secilit të vendosë me zemër, është po ashtu e drejtë legjitime të analizosh e të konsultohesh. Ama në momentin që vendos t’i thuash “PO” Dardanëve dhe shtetit tënd, nuk është as morale e as profesionale dhe nuk ka asnjë arsye të ndërrosh mendje për joshje të tjera”, ishin fjalët e para të Musliajas në rrjetet sociale.

Zgjodhën kombëtaren shqiptare para Kosovës, Muslija

Kosova ka qëndruar afër meje përmes përfaqësuesit të saj në Gjermani që nga mosha ime 12-vjeçare. FFK të njëjtën gjë është duke bëtë në të gjithë Gjermaninë e Europën dhe kjo më detyroi të reagoj pasi gjithë ky mund e gjithë kjo përkujdesje me vite për të qëndruar afër talenteve nuk ishte dashur të ketë vend për dëshpërim. Të duam Kosovë, Dardanë me vepra”, përfundoi Muslija.

Zgjodhën kombëtaren shqiptare para Kosovës, Muslija

 

dion berisha futbollisti i kosovës florent muslija

Lini një Përgjigje