
A ka një çështje Modriç te Reali i Madridit? Karlo Ançeloti, në fund të ndeshjes kundër Napolit, pranoi se mesfushori kroat është “pak i zemëruar” me mungesën e aktivizimit në fillim të sezonit. Sipas shtypit spanjoll, ky zemërim është i vërtetë dhe jo vetëm për shkak të minutazhit të vogël në fushë, por edhe një premtimi të thyer nga trajneri italian.
Siç raporton “Cadena Ser”, trajneri Ançeloti kishte folur me Luka në verë, duke e siguruar atë që, nëse do të qendronte, roli i tij nuk do të ndryshonte. Numri 10 kishte marrë një ofertë shumë të rëndësishme nga Arabia Saudite dhe mendohej se mund t’i thoshte lamtumirë Realit të Madridit.
Në fund qendroi sepse trajneri e bëri të kuptonte se ende e llogariste dhe do të ishte ende shumë i rëndësishëm në projektin teknik. Premtimet, megjithatë, bien ndesh me realitetin. Ish-fituesi i “Topit të Artë” ishte titullar në vetëm 3 nga 8 ndeshjet e luajtura dhe qendroi në stol në dy ndeshjet e fundit të La Ligës.
Versioni i Ançelotit, pavarësisht ankesave, nuk ka ndryshuar: sezoni është shumë i gjatë dhe ai do të ketë mundësitë e tij. Gjithsesi është e papranueshme për kroatin që deri më tani, në ndeshjet më të rëndësishme, ai ka qendruar gjithmonë në stol.
Përveç klubeve saudite, Inter Miami është gjithashtu shumë i interesuar për Modriç dhe mund të kërkojë transferimin e tij që në janar. Pas Karim Benzema, një tjetër kampion i bardhë mund t’i paketojë valixhet…
Lini një Përgjigje