
Një lajm me të vërtetë i bujshëm i merkatos ka ardhur në këto orë nga Arabia Saudite.
Sipas mediave saudite, Alesandro del Piero mund të bëhet shumë shpejt një pjesëtar i Al Nassr, klubi i Kristiano Ronaldos, Sadio Mane dhe Marselo Brozovic.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një thashethem merkatoje, por për një negociatë që është drejt mbylljes.
Ish-kapiteni dhe ikona e Juventusit do të shkonte në Arabinë Saudite për të mbuluar rolin e drejtorit sportiv të klubit.
Nëse konfirmohet, do të ishte sigurisht një nga lajmet më të bujshme të vitit.
Pasi është tërhequr nga futbolli prej disa vitesh, Alesandro del Piero nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të marrë në një të ardhme rolin e drejtuesit të një klubi.
Gjithashtu, kohët e fundit, Aleks ka filluar të studiojë dhe të ndjekë kurset e Koverçianos për të marrë licencën e trajnerit.
Tani, e ardhmja e Del Pieros mund të jetë si drejtor sportiv në një futboll modern dhe shumë të diskutuar si ai i Saudi Pro League.
Nga Arabia Saudite janë të sigurt: Al Nasri i Kristiano Ronaldos po përgatitet të presë Alessandro del Pieron.
Lini një Përgjigje