
Liga e Europës luajti sonte ndeshjet e raundit të dytë në grupe. Liverpuli fitoi 2-0 ndaj Union Sent Xhilloise në Angli, duke shkuar në kuotën e 6 pikëve në grupin E. Golat erdhën në limitet e fraksioneve, me Rajan Gravenbersh që zhbllokoi shifrat në të minutën e 44, ndërsa në minutën e 90 dyfishoi Zhota.
Sonte ishte edhe derbi i familjes MekAllister Ligën e Europës! Aleksis i Liverpulit sfidoi sonte të vëllain Kevin, futbollist i Sent. Xhilois. Nëse i pari nuk luajti titullar, i dyti e nisi nga minuta e parë dhe në fakt, në 45 minutat e dyta, me aktivizimin e mesfushorit të Klopit, dy vëllezerit e panë veten kundershtarë për herë të parë…
Në grupin G, Roma mundi me rezultatin 4-0 Serveten në Itali. Të besuarit e Murinjos nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, teksa shënuan me Lukakun, Pelegrinin, ndërsa Beloti realizoi dopietë. Me këtë rezultat, Roma renditet në vendin e dytë me 6 pikë dhe synon që të mbyllë sa më shpejt çështjen e kualifikimit në fazën tjetër.
Në grupet e tjera, Vijareal imundi Renes me golin e shënuar nga Shorloth, ndërsa sfida tjetër e grupit F mes Makabi Haifës dhe Panathinaikosit u mbyll 0-0.
Në grupin H, vazhdon magjia e Leverkusenit dhe super starti i sezonit për djemtë e Çabi Alonsos. Në fushën e vështirë të Molde në Norvegji, ekipi gjerman mori një sukses 2-1 me golat e Frimpong dhe Tela. Leverkuseni tashmë ka plot 9 fitore në 10 ndeshje të luajtura mes Kupës së Gjermanisë, kampionatit dhe Ligës së Europës… Golaverazhi: 34-9!
Vlen të theksohet edhe fitorja në transfertë e Karabakut të Redon Xhixhës ndaj suedezëve të Hakenit me rezultatin e ngushtë 0-1.
Sa i takon lojtarëve shqiptarë, Ernest Muçi luajti më shumë se 30 minuta në takimin që Lexhia e Varshavës zhvilloi në Holandë ndaj gjigandëve të AZ Alkmar në Ligën e Konferencës. Redon Xhixha nuk u preferua titullar në sfidën e Karabagut në Suedi, ndaj Haken në Ligën e Europës.
Lini një Përgjigje