TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2026, 15:15

Tradhti te Milani? Del në dritë plani sekret i ish-drejtorit sportiv Igli Tare

Shkruar nga Pamfleti
Tradhti te Milani? Del në dritë plani sekret i ish-drejtorit sportiv
igli tare

Igli Tare u shkarkua nga Milani në fillim të javës, së bashku me dy drejtues të tjerë të klubit, Gofrej Monkada dhe Xhorxho Furlani, si edhe trajnerin Masimiliano Alegri.

Sipas informacioneve që po dalin në dritë, Tare ishte i angazhuar në planifikimin e sezonit të ardhshëm, çka lë të kuptohet se vendimi i klubit erdhi në mënyrë të papritur për drejtorin sportiv. Ndryshe paraqitet situata e Alegrit, largimi i të cilit konsiderohej i pritshëm, pavarësisht rezultatit të ndeshjes. ndaj Kaljarit.

Gazetari Mateo Moreto raporton se Tare kishte zhvilluar bisedime me Andoni Iraolën gjatë javës së kaluar. Trajneri spanjoll konsiderohej si kandidati kryesor i Milanit për të marrë drejtimin e skuadrës në vend të Alegrit.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se edhe Furlani dhe Monkada kanë pasur kontakte me Iraolën. Më pas është zhvilluar një takim me anëtarë të tjerë të drejtuesve të Milanit për të diskutuar mbi të ardhmen e pankinës kuqezi.

Megjithatë, sipas raportimeve, Iraola nuk e sheh Milanin si alternativën e tij të parë. Trajneri spanjoll thuhet se ka shprehur rezerva për mënyrën se si administrohet klubi italian.

Ky perceptim, sipas të njëjtave burime, është forcuar edhe nga vendimi i menjëhershëm për shkarkimin e Tares, pas dështimit të Milanit për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

igli tare ish-drejtori sportiv i milanit

Lini një Përgjigje