TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Dhjetor 2025, 20:00

“Topi i Artë 2025”, kush do të shpallet ‘Mbreti’ i futbollit shqiptar?

Shkruar nga Pamfleti

“Topi i Artë 2025”, kush do të shpallet

Sonte është mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, ku do të nderohen me trofe protagonistët e futbollit shqiptar përgjatë këtij viti.

Do të shpërndahen në total 9 trofe duke nisur nga talentet (djem e vajza), te golashënuesit më të mirë (djem e vajza), trajneri i vitit, arbitri i vitit, 11-shja më e mirë e kampionatit si edhe fituesit e kategorisë “Topi i Artë (djem e vajza).

Sakaq, dy trofe do t’i akordohen futbollistëve të Kombëtares shqiptare: “Zemra Kuqezi” dhe “Lojtari i vitit i Kombëtares”.

Për fituesin e çmimit “Zemra Kuqezi” kanë votuar tifozët e klubit të Kombëtares, përmes një votimi online të fshehtë. Ndërsa për fituesin e çmimit “Lojtari i vitit i Kombëtares”, kanë votuar vetë futbollistët e ekipit tonë kombëtar.

Lini një Përgjigje