Ernest Muçi po kalon momente të arta me klubin e tij të Trabzonsporit, ndërsa ka realizuar një tjetër gol në Superligën turke.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 25-të të ndeshjes ndaj Beshiktaş.
Ky ishte goli i gjashtë i Muçit në katër ndeshjet e fundit, shifra që e konfirmojnë atë si një nga lojtarët më në formë të momentit te Trabzonspor. Paraqitjet e tij kanë qenë vendimtare, pavarësisht se aktivizohet kryesisht në mesfushë, duke marrë shpesh rolin e finalizuesit.
Tribunat e stadiumit shpërthyen në festë pas golit të shqiptarit, i cili këtë herë realizoi pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Beshiktaşhit.
Muçi, Beşiktaş karşısında şık bir gol kaydederek farkı bire indirdi. pic.twitter.com/F0vxbhFI26
— Ali H. Çetin (@alihcetin) December 14, 2025
Lini një Përgjigje