
Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 1 të Abissnet Superiore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 0-1.
Golin e vetëm të këtij dueli, e shënoi sulmuesi i kampionëve, Bakajoko. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27, falë një penalltie. Vlen të përmendet që bardheblutë e kërkuan shumë golin, sidomos në 20 minutat e fundit, por s’e gjetën.
Kështu, Egnatia shkon në kuotën e 25 pikë në vendin e dytë, po aq sa Elbasani kryesues. Në krahun tjetër, Tirana mbetet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë pas 13 ndeshjesh.
Ndeshja tjetër, ajo mes Bylisit dhe Dinamos është mbyllur me rrjeta të paprekura. 90 minuta mjaft të luftuara, ku ballshiotët ishin më kërkues, por nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës.
Për dinamovitët është një tjetër hap “mbrapa” në klasifikim, pasi tashmë bëhet ndeshja e 4 pa fitore në Superiore. Ndëkrohë nga krahu tjetër ballshiotët marrin 1 pikë pas 2 humbjeve radhazi.
Pas këtij barazimi, Dinamo mban vendin e 5 me 20 pikë, duke dalë jashtë “Final – Four”, ndërkohë Bylisi ndodhet në vendin e 8 me 13 pikë.
Lini një Përgjigje