TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2025, 21:33

Broja nuk i ndahet Çelsit, reagimi i veçantë tregon gjithçka (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Broja nuk i ndahet Çelsit, reagimi i veçantë tregon

Xhevahir Broja, babai i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Brojës, ka bërë një reagim të veçantë në “Facebook”. Ai ka rishpërndarë një nga golat e të birit.

Jo një nga golat e shënuar së fundmi, por kur ishte pjesë e Çelsit. Ky gol daton në vitin 2017, kur sulmuesi që tashmë luan me Bërnlin, ishte pjesë e akademisë së “Bluve të Londrës”.

Babai i tij, Xhevahiri, duket ta ketë mendjen akoma te skuadra londineze. Kujtojmë se Broja u shit përfundimisht nga Çelsi te Bërnli, për 20 milionë euro, në verën që lamë pas.

armando broja sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje