TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2025, 20:11

Elbasani “frenohet“ sërish, verdheblutë bëjnë paqe me Partizanin; Vllaznia pëson humbjen që kushton kreun ndaj Teutës

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani “frenohet“ sërish, verdheblutë bëjnë

Elbasani dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 13 të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-0.

Pavarësisht rasteve nga të dy ekipet, asnjëri nuk ia doli që të tundte rrjetën. Në këtë mënyrë, verdheblutë dhe të kuqtë, bëjnë paqe me një rezultat të barabartë.

Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas asaj me Dinamon në javën e shkuar njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë.

Kështu, Elbasani shkon në krye i vetëm me 25 pikë. Në krahun tjetër, me 14 pikë pas 13 ndeshjesh, Partizani mban vendin e 6.

Në ndeshjen tjetër, Teuta është kthyer të fitojë përsëri pas 8 vitesh në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe e ka bërë këtë në një moment të rëndësishëm pasi kthen durrsakët fuqimisht në garë për vendin në katërshe, ndërsa i heq kreun shkodranëve.

Në një sfidë të luftuar, me pak raste për shënim e shumë ndalesa, diferencën e bëri një gol në fund i Beshirajt. Por pati edhe raste për diskutim dhe polemika të vazhdueshme për çdo faull, teksa u anulua një gol që në start për durrsakët.

Ekipi i Dobit e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes së kuq të Fadairos në minutën e 90, pasi u vonua të linte lojën në zëvendësim.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet momentalisht në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa Vllaznia është e dyta me 24 pikë, një më pak se Elbasani kryesues.

partizani elbasani teuta vllaznia abissnet superiore

Lini një Përgjigje