TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2025, 22:55

Fabregasi krijon mrekulli, Como mund Sassuolon dhe endërron zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Fabregasi krijon mrekulli, Como mund Sassuolon dhe endërron zonën

Como vijon të jetë një surprizë e bukur këtë sezon në Serie A, me ekipin italian që synon të përjetojë ëndrrën europiane sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Fabregas mundi 2-0 Sassuolon në shtëpi, duke forcuar pozitat në vendin e 6-të me 24 pikë, po aq sa Interi e Bologna, një më pak se Milani dhe Napoli dhe tre më pak se Roma e vendit të parë, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Sfida e luajtur në “Giuseppe Sinigaglia” foli vetëm për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14 me anë të Douvikas.

Goli i dytë erdhi nga Moreno në minutën e 54’, që vulosi fitoren e ekipit të Fabregas, që tashmë i ka synimet e qarta për pjesën e mbetur të sezonit.

Lini një Përgjigje