TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2024, 22:02

Tirana abonohet me barazimet, “nëndetësja blu” mposht Elbasanin me 10 lojtarë

Shkruar nga Pamfleti

Tirana abonohet me barazimet, “nëndetësja blu” mposht

Tirana dhe Egnatia kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Superiores.

Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të nga Zejnullai. Egnatia dominoi pothuajse gjithë pjesën e parë por në pjesën e dytë gjithccka ndryshoi për Tiranën. Haxhiu futet në lojë në pjesën e dytë dhe menjëherë jep asist për Zharmuni I cili rikthen baraspeshën.

Pavarësisht tentativave të skuadrave për të fituar ndeshjen, asnjëra prej tyre nuk ja doli duke e mbyllur sfidën në barazim

Kështu bardheblutë ndalin vrullin e kampionëve të Egnatias, ndërsa vetë marrin barazimin e tretë radhazi.

Dinamo e bën “sefte” në Superiore. Blutë e trajnerit Xhafa, mposhtën mbrëmjen e sotme Elbasanin me rezultatin 2-1, në një sfidë që rezultoi tepër emocionuese!  

"Nëndetësja Blu" i shkakton disfatën e parë pas ringjitjes në elitë "Tigrave verdheblu". Nga ana e saj, Dinamo shijon tri pikët e para të këtij sezoni. Kryeqytetasit janë në pritje të trajnerit Ilir Daja, i cili sot u përshëndet me FC Ballkanin pas afro tre vitesh. Itodo dhe Dejvi Bregu shënuan për Dinamon, ndërsa Emiliano Musta barazoi përkohësisht për AF Elbasanin. Për 17 minuta Dinamo luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Gudiabi

tirana egnatia dinamo elbasani

Lini një Përgjigje