
Stadiumi “Air Albania” tashmë ka filluar të mbushet, ndërsa tifozët kanë filluar festën.
Të shumtë në numër dhe të veshur kuqezi ata janë në mbështetje të kombëtares, e cila edhe pse tashmë e kualifikuar në “EURO 2024” synon të marrë edhe një fitore në shtëpi me Ishujt Faroe.
Kombëtarja shqiptare renditet e para në Grupin E me 14 pikë, Çekia 12 pikë, Polonia 11, Moldavia 10 dhe Ishujt Faroe 1 pikë.




Lini një Përgjigje