TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2023, 17:11

“Nuk po na llogarit kush”, Mirlind Daku ‘thumba’ Silvinjos: U kënaqëm t’u nejt në bankën rezervë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk po na llogarit kush”, Mirlind Daku ‘thumba’

Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë afrimet që kanë ardhur së fundmi në Kombëtare. Të dy erdhën me bujë të madhe me Silvinjon që i “rrëmbeu” falë momentit të mirë që lojtarët po kalonin.

Por ndoshta si Muja dhe Daku kanë pritur që të aktivizoheshin më shumë. Daku ka luajtur 115 minuta me fanelën kuqezi, ndërsa Muja ka në këmbë 126 minuta, duke llogaritur këtu edhe ndeshjen miqësore përballë Bullgarisë.

Por një “video live” në Instagram ku shfaqen Muja dhe Daku, ky i fundit ngre aludime duke ironizuar dikë.

“O u thy bre krejt, krejt u thy. O u knaqëm, u knaqëm. Kena ardhë për bankë rezervë, u knaqëm tu nejt. S’po na llogarit kërkush neve bre hiç”, është shprehur Mirlind Daku.

Nuk dihet nëse këtë ironi, futbollisti nga Gjilani e kishte me trajnerin Silvinjo që nuk e ka aktivizuar shumë, apo me analistët në Kosovë që e kanë sulmuar lojtarin në momentin që zgjodhi Shqipërinë. Shumë analistë në Kosovë janë shprehur se Daku dhe Muja nuk do t’i hynë në punë Silvinjos dhe se ky i fundit i ka marrë në ekip për t’i lënë në stol.

mirlind daku arbnor muja

Lini një Përgjigje