
Shqipëria do të presë mbrëmjen e sotme në “Air Albania” Ishujt Faroe, ku do të luhet edhe ndeshja e fundit për fazën kualifikuese të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Një ndeshje e cila pavarësisht rezultatit do të sjellë festë dhe spektakël, pasi Shqipëria tashmë e ka siguruar kualifikimin.
Por mesa duket edhe këtë herë jo çdo gjë është aq perfekte sa mendohej se do të ishte, pasi tifo-grupi “Plisat” nuk do të lejohet të hyjë në stadium.
Burime bëjnë me dije se FSHF ka vendosur që të mos lejojë hyrjen e anëtarëve të “Plisave” në stadium, për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe patriotike që kanë bërë gjatë ndeshjeve të fundit.
“Plisat” kanë reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke shpjeguar se për ta nuk kishte pasur bileta, të cilat ky grupim më parë i merrte rregullisht. Por gjithashtu, bënë të qartë se mungesa në festën e sotme nuk përbënte problem, pasi në vijim do të ktheheshin përsëri në stadiume, edhe në Gjermani.
Gjithashtu ata tregojnë se nuk do e braktisin Kombëtaren.
"Plisat edhe njëherë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, ME SUKSES. Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njëjtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, "kriminelët", "tradhëtarët"... ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë. Nuk ka bileta - nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa - edhe në ditë të vështira. Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT' SHQIPNI. Shihemi në Gjermani", shkruajnë "Plisat".
Postimi i "Plisave":
Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.
Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.
Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njëjtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.
Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.
Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.
Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI.
Shihemi në Gjermani!

Lini një Përgjigje