TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2023, 17:35

“Mora fjalë” kthehet në himnin e festës, tifozët krijojnë atmosferë fantastike para ndeshjes me këngë patriotike (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Mora fjalë” kthehet në himnin e festës, tifozët

Sa më shumë kalojnë minutat, aq më shumë shtohen emocionet. Shqipëria pret sonte në shtëpi Ishujt Faroe, në një sfidë që do të kthehet në festë, për shkakun se djemtë e Silvinjos kanë siguruar një biletë për në Europianin e ardhshëm që do të zhvillohet në Gjermani.

Natyrisht, sonte me një pikë, ekipi kombëtar do shkonte në Europian si “kokë grupi”.

Edhe pse jemi disa orë përpara ndeshjes, tifozët kanë filluar të grumbullohen.

Kudo shikon flamuj kuqezi, ndërsa lojtari i 12 po krijon entuziazëm të madh me këngë patriotike nëpër kafenetë e kryeqytetit.

Tifozët e Kombëtares janë grumbulluar në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë. Me këngën "Mora Fjalë", tifozët risjellin kujtimin e heroit dhe Dëshmorit Adem Jashari.

Shqipëria ka zhvilluar një fushatë kualifikuese mjaft pozitive. Në 7 takime, 4 prej tyre janë fituar, numërojmë 2 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Sa për statistikë, kjo është ndeshja e dytë që tanët luajnë kundër Ishujve Faroe. E para u zhvillua 20 qershorin e këtij viti, ku kuqezinjtë fituan 1-3. Ndeshjen e sotme e gjykon gjermani Sven Jablonski.

Trajneri Silvinjo ka parashikuar gjashtë ndryshime në formacion, ndërsa edhe policia ka marrë masa të ashpra për këtë duel, duke bërë apel për "festë të kulturuar" dhe për kontrolle të ashpra, në mënyrë që në stadium mos ketë flakadanë dhe mjete piroteknike.

Ndeshjen e sotme e gjykon gjermani Sven Jablonski.

tifozët kuqezi ndeshja shqipëri-ishujt faroe

Lini një Përgjigje