TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2023, 19:11

Tirana “vishet” kuqezi, tifozët marshojnë drejt stadiumit “Air Albania” (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tirana “vishet” kuqezi, tifozët marshojnë drejt stadiumit

Sonte është e gjitha një mbrëmje festive, e paharrueshme për të gjithë shqiptarët. Do të jetë më magjike për ata që do ta ndjekin nga stadiumi, teksa FSHF ka organizuar një festë të madhe që nis me hapjen e flamurit gjigand e mbyllet me spektaklin e fishekzjarreve në mesnatë.

Tirana “vishet” kuqezi, tifozët marshojnë drejt stadiumit

‘Air Albania’ do të jetë ‘full’ dhe tifozët kanë ndezur rrugët e Tiranës që nga mëngjesi i sotëm duke mos u ndalur me këngë e atmosferë të zjarrtë.

Tirana “vishet” kuqezi, tifozët marshojnë drejt stadiumit

Tani, më pak se 2 orë nga starti i ndeshjes me Ishujt Faroe, tifozët kanë marshuar drejt stadiumit dhe dalëngadalë po e mbushin atë me ngjyrat kuqezi.

Tirana “vishet” kuqezi, tifozët marshojnë drejt stadiumit

tifozët kuqezi ndeshja shqipëri-ishujt faroe

Lini një Përgjigje