
Tifozi i veçantë i Kombëtares shqiptare, Ballist Morina beson se ndeshja me Ishujt Faroe do të përfundojë me rezultat në favorin e Shqipërisë.
Në një prononcim për “Klan News”, Ballist Morina thotë se sonte do të jetë në stadium për të festuar teksa shton se as barazimi nuk do t’ia prishë “humorin” kualifikimit për në Euro 2024.
Besar Bajraktaraj: Çfarë rezultati prisni sonte?
Ballist Morina: Rezultati gati-gati nuk ka vlerë. Ne jemi kualifikuar, vendin e parë duhet ta marrim, por le të festojmë.
Besar Bajraktaraj: Pra, ju keni ardhur vetëm për të festuar në Shqipëri?
Ballist Morina: Ne kemi ardhur vetëm për të festuar. Unë jam i sigurt se do të fitojmë, por edhe nëse do të kishte ndonjë barazim, nuk prish fare humorin e kësaj.
Lini një Përgjigje