TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2023, 19:29

Kuqezinjtë gati për takimin e fundit, Silvinjo ndan mendjen për titullarët, Uzuni dhe Daku nga minuta e parë

Shkruar nga Pamfleti

Kuqezinjtë gati për takimin e fundit, Silvinjo ndan mendjen për

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme përballë Ishujve Faroe. Bileta është prerë për në Gjermani. por kuqezinjtë luajnë për të siguruar vendin e parë në grup teksa i duhet vetëm 1 pikë.

Trajneri Silvinjo paralajmëroi rotacione në këtë sfidë dhe stoli i garanton atij një ekip të denjë për të performuar në nivel të lartë. Nga porta në mbrojtje, mesfushë e sulm, pankina ofron alternativa cilësore.

Në portë  Etrit Berisha i lë vendin Strakoshës. Në mbrojtje, Silvinjo do të luajë me Balliun, ndërsa Mitaj, Gjimshiti dhe Ismajli “projektohen” titullarë përsëri.

Në mesfushë, Asllani duket i paprekshëm, krah mesfushorit të Interit do të jetë Keidi Bare.

Në 11-shen titullare rikthehet Myrto Uzuni, i cili do të vendoset në krahun e majtë të sulmit. Bajrami do të vendoset pas Dakut, me këtë të fundit që zë vendin e Sokol Cikalleshit. Ndërsa në krahun e djathtë të sulmit, Silvinjo i beson përsëri Jasir Asanit dhe të majtës së tij vrastare.

Kuqezinjtë gati për takimin e fundit, Silvinjo ndan mendjen për

 

 

 

 

shqipëria ishujt faroe kualifikueset e "euro 2024" formacioni zyrtar

Lini një Përgjigje