
Ndeshja çerekfinale e Kupës së Afrikës mes Algjerisë dhe Nigerisë, është mbyllur me fitoren 2-0 të nigerianëve si dhe me një situatë shumë të tensionuar.
Në mbyllje të ndeshjes, mes lojtarëve të të dyja skuadrave plasën zënkat në fushë, ndërsa algjerianët protestonin edhe te gjyqtari i ndeshjes i cili u rrethua nga stjuardët.
Situata doli plotësisht jashtë kontrollit aq sa në tribunën ballore të stadiumit në Marakesh, u ça rrethimi i sigurisë nga tifozët dhe shumë prej tyre ia dolën që të futeshin deri në pistën e atletikës që rrethonte fushën, me situatën që u desh kohë të qetësohej.
Ugly scenes at the end of Algeria vs Nigeria
— Maher Mezahi (@MezahiMaher) January 10, 2026
Several scuffles between players, it looked like the fans tried to breach the stands and get to the pitch
Referee Issa Sy also hounded by members of the Algerian delegation pic.twitter.com/5XP2jhAC87
Lini një Përgjigje