TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2026, 21:05

Thomas Strakosha e thotë me krenari: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Shkruar nga Pamfleti

Thomas Strakosha e thotë me krenari: E respektoj Greqinë, por jam

Thomas Strakosha nuk fshihet, përkundrazi. Ai e thotë me krenari se është një shqiptar nga Himara.

I lindur dhe rritur në Athinë, ai pranon se shumë shqiptarë e fshehin origjinën e tyre.

Takoj shpesh fëmijë në Akademinë e AEK-ut. Ata vijnë më takojnë dhe më thonë se janë shqiptar. Kjo më bën krenar. Unë e respektoj Greqinë, origjina ime është nga Himara dhe unë jam krenar që jam shqiptar” – tha për“Athletico.gr“ portieri kuqezi.

Në podcast-in ku mori pjesë u fol edhe për babain, Foto Strakosha, në gjurmët e të cilit po ecën edhe Thomasi 30-vjeçar.

Hapat e parë ai i hodhi tek APOEL-i (në Nikozia) për të vazhduar te Panionios (në Athinë) dhe Lacio (në Romë).

Pikërisht te kryeqytetasit në Apenine, Strakosha debutoi si profesionist. Pas 9 viteve në Serinë A, u transferua te Brentfordi në Angli.

U kthye në vendlindje në vitin 2024 ku firmosi për AEK-un në Athinë, aty ku luan edhe sot.

Aktualisht, Thomas Strakosha është një ndër 5 portierët më të suksesshëm në 15 kampionatet kryesore.

Ai e ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet në vitin kalendarik 2025.

thomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje