
Kanë përfunduar ndeshjet e radhës për FA Cup në Angli. Bristol Siti fitoi në shtëpi 5-1 ndaj Uotfordit, një nga atuorët e golave ishte Anis Mehmeti, i cili shënoi golin e dytë, për ekipin e tij. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Bristol Sitin, i gjithë takimi 5-1. Ky është goli i nëntë për Mehmetin këtë sezon me fanelën e Bristol Sitit, ku numëronte dhe 6 asiste.
Në sfidat e tjera, Birmingami fitoi 2-3 në transfertën ndaj Kembrixh Junajtid. Me të njëjtin rezultat, Grimsbi fitoi në shtëpi ndaj Ueston-super Mare.
Në Londër, Totenhemi u mposht 1-2 nga Aston Vila. Ekipi i drejtuar nga Unai Emeri shënoi dy herë brenda pjesës së parë me Buendia dhe Roxhers, ndërsa vendasit ngushtuan shifrat pjesën e dytë me Odobert.
Lini një Përgjigje