TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2026, 22:15

Berat Gjimshiti “viktimë” e dëmtimeve, kapiteni i kombëtares e pëson sërish (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Berat Gjimshiti “viktimë” e dëmtimeve, kapiteni i

Berat Gjimshiti nuk po kalon një periudhë të lumtur me dëmtimet, pasi po bëhet vazhdimisht viktimë e tyre duke mos luajtur rregullisht. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është dëmtuar përsëri sot në ndeshjen që skuadra e tij, Atalanta, po luante ndaj Torinos.

Në minutën e 40, pas një largimi topi, ai u godit nga Zapata dhe u ul në tokë duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Mbrojtësi e kishte të vështirë të çohej në këmbë për shkak të dhimbjes dhe shokët e skuadrës kërkuan barrelën.

Një situatë e cila shqetësoi edhe Ardian Ismajlin, pjesë e torinezëve, i cili shkoi menjëherë të interesohej për kapitenin e Kombëtares shqiptare.



berat gjimshiti kapiteni i kombëtares atalanta

Lini një Përgjigje