TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2025, 20:01

T’i eliminojë nga Champions dhe t’u “rrëmbejë” heroin e ndeshjes së kaluar, zbulohet plani i frikshëm i Barcelonës për Interin

Shkruar nga Pamfleti

T’i eliminojë nga Champions dhe t’u

Interi dhe Barcelona do të përballen sonte në mbrëmje në sfidën e kthimit në Champions League, për të vendosur ekipin që do të shkojë në finalen e madhe. Prestigjozja “Sport”, raporton se Barcelona vjen në Milano me dy synime madhore.

I pari, të eliminojë zikaltrit dhe të shkojë në finalen e Champions League. Synimi i dytë, të nisë bisedimet me përfaqëuesit e Denzel Dumfris. Holandezi bëri një paraqitje madhështore në gjysëmfinalen e parë, duke bërë për vete drejtorin sportiv Deko dhe mbi të gjitha trajnerin Hansi Flik.

Interi nuk e konsideron të pashitshëm holandezin, edhe pse ai është rritur shumë ndeshjet e fundit. Zikaltrit janë të gatshëm të heqin dorë prej tij për një shifër mes 75-80 milionë euro, një shumë e majme për financat e Barcelonës në këto momente, por klubi katalanas mund të bëjë një sakrificë dhe të provojë transferimin e Dumfris.

Sipas raportimit në fjalë, nuk përjashtohet mundësia që në marrëveshjen për Dumfris, përveç një shume prej disa milionë eurosh të përfshihet një ose dy lojtarë katalanas, që nuk janë në planet e Flik, por që mund t’i bëjnë punë Interit.

inter barcelona

Lini një Përgjigje