TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2025, 18:32

Ronaldo “Fenomeni” filmohet në gjendje të dehur në restorant, brazilianin e mbajnë nga krahët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo “Fenomeni” filmohet në gjendje të dehur në

Ronaldo “Fenomeni” është filmuar i dehur në një restorant të famshëm spanjoll dhe tifozët e Vajadolidit janë acaruar me pronarin e klubit të tyre, kjo pasi ekipi u rrëzua sërish nga La Liga. Braziliani duket se ka dështuar në këtë përvojë si president dhe e ka nxjerrë në shitje klubin.

Të shtunën gjatë ndeshjes kundër Barcelonës, grupe të organizuara protestuan kundër ish-sulmuesit të Interit, Realit të Madridit dhe Milanit, duke hedhur në fushë 60 mijë kartëmonedha me imazhin e Ronaldos dhe fjalët: “Shko në shtëpi”.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi Ronaldo u filmua në një restorant të famshëm në kryeqytetin spanjoll, dukshëm i dehur. Imazhet u bënë virale në mediat sociale, duke indinjuar më tej tifozët e Real Vajadolid vetëm disa orë pas një tjetër humbje të sezonit.

Tifozët e kanë vlerësuar këtë lloj sjellje si të papranueshme nga presidenti i klubit të tyre.

 

ronaldo "fenomeni" ish sulmuesi brazilian presidenti i vajadolid

Lini një Përgjigje