TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2025, 16:44

Portugalia ka një tjetër Kristiano Ronaldo, djali i CR7 pjesë e kombëtares luzitane; gjyshja dhe babai i tij reagojnë me krenari

Shkruar nga Pamfleti

Portugalia ka një tjetër Kristiano Ronaldo, djali i CR7 pjesë e

Portugalia ka një tjetër Kristiano Ronaldo në ekipin e saj kombëtar. Kristiano Ronaldo Zhunior është thirrur për herë të parë në kombëtaren portugeze U-15, duke ndjekur kështu hapat e të atit. Ky moment historik është festuar me krenari nga vetë CR7, i cili e ka ndarë lajmin në rrjetet e tij sociale.

Kristiano Zhunior është në listën e të grumbulluarve për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Vlatko Markoviç”, i cili do të zhvillohet në Kroaci, nga 13 deri më 18 maj. Portugalia do të përballet fillimisht me Japoninë, më pas me Greqinë dhe Anglinë.

Aktualisht, djali i Ronaldos luan në ekipet e moshave të Al Nassr, klub ku luan edhe i ati. Më parë ka qenë pjesë e akademive të Juventusit dhe Mançester Junajtid, duke ndjekur gjithmonë hapat e superyllit portugez.

Në një rast të rrallë në historinë e futbollit, babë e bir do të jenë ndërkombëtarë njëkohësisht: Ronaldo Senior me kombëtaren A, duke synuar pjesëmarrjen në Botërorin 2026, ndërsa Ronaldo Zhunior me Portugalinë U-15.

Edhe gjyshja e tij, Dolores Aveiro, ka shprehur publikisht gëzimin dhe krenarinë: “Jam shumë krenare për nipin tim që po ndjek hapat e babait të tij duke përfaqësuar kombëtaren tonë. Gjyshja do të jetë aty për të të mbështetur. KRENARI”.

Portugalia ka një tjetër Kristiano Ronaldo, djali i CR7 pjesë e

kristiano ronaldo zhunior djali i cr7

Lini një Përgjigje