
Lautaro Martinez pritet të jetë titullar për Interin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës së Lamine Yamal.
Ndeshja luhet mbrëmjen e sotme (ora 21:00) në San Siro, ndërsa takimi i parë përfundoi në barazimin spektakolar 3-3.
Nerazzurrët panë kapitenin dhe golashënuesin më të mirë të tyre, Lautaro Martinez, të rikthehej në stërvitjen në grup dje, ndërsa Benjamin Pavard ende ndjeu shqetësim në kyçin e këmbës së dëmtuar dhe nuk pritet të jetë i disponueshëm.
Disa burime, përfshirë Sky Sport Italia, konfirmojnë se Lautaro do të aktivizohet sonte. Davide Frattesi u stërvit veçmas të hënën, por do të fillojë në stol sonte.
Ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski, do të jetë gjithashtu i disponueshëm dhe mund ta nisë ndeshjen nga stoli, pasi u rikuperua nga një dëmtim, ndërsa mbrojtësit Jules Koundé dhe Alex Balde janë të pamundur.
Ferran Torres do të marrë drejtimin e sulmit për katalanasit, me Raphinha dhe Yamal në krahë.
Fituesi do të përballet me Arsenalin ose PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet të shtunën, më 31 maj, në Allianz Arena në Mynih.
Inter kundër Barcelonës – formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.
Barcelona (4-3-3): Szczesny; Eric García, Cubarsì, Araujo, Iñigo Martinez; De Jong, Pedri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Raphinha; Ferran Torres.
Lini një Përgjigje