TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2025, 15:36

Interi tronditet para supersfidës me Barçën, ish e dashura e Turam publikon provat e dhunës ndaj saj nga sulmuesi francez (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Interi tronditet para supersfidës me Barçën, ish e dashura e

Në prag të gjysmëfinales së madhe të Champions League mes Interit dhe Barcelonës, sulmuesi francez Markus Turam ndodhet në qendër të një skandali të rëndë. Sharlot Lavish, influencuese dhe aktore filmash për të rritur, ka publikuar një video në TikTok ku rrëfen se është dhunuar fizikisht nga futbollisti në vitin 2022, kur ai luante ende në Gjermani me Borusia Mëshengladbah.

Në video, e cila është shpërndarë edhe në platformën X (ish-Twitter), Sharlot tregon mavijosje të mëdha në trup, duke pretenduar se janë pasojë e dhunës së ushtruar nga Turam. Ajo deklaron se këto foto janë bërë 7 ditë pas rrahjes dhe se gjatë incidentit, futbollisti e ka mbyllur në shtëpi, i ka marrë pasaportën dhe i ka thyer telefonin, duke i kërkuar të mos e filmonte. Gjithashtu, ajo thotë se është tërhequr zvarrë në dhomë dhe se fqinjët kanë dëgjuar gjithçka, duke telefonuar policinë, e cila më pas ka ardhur në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet.

Lavish përmend edhe përdorimin e “rape kit”, paketë për mbledhjen e provave në rast agresioni seksual, teksa pretendon se i ka dhënë policisë të gjitha dëshmitë. Prokuroria gjermane, megjithatë, e ka mbyllur çështjen, pasi nuk ka gjetur asnjë provë të mjaftueshme për të nisur proces penal ndaj Turam.

Përse foli tani? Sharlot është pyetur pse ka pritur tri vite për të folur publikisht mbi këtë incident të rëndë. Ajo tha: “M’u desh një vit i tërë për ta përfunduar çështjen ligjore. Po përpiqesha të ndiqja rrugën ligjore, por tani nuk më intereson më. Nuk ka asnjë përfitim financiar për mua dhe me shumë gjasë ai nuk do të përballet me asnjë pasojë për atë që më ka bërë”.

Ajo mohon kategorikisht që motivimi i saj në këtë denoncim publik të jetë ekonomik: “Tashmë nuk ka asnjë rast të hapur gjyqësor. Si mund të marr para, nëse nuk ka proces penal? Po e ndaj historinë time për të gjetur shërim personal. Shpresoj që ai të shkojë në burg, por e di që nuk do të ndodhë”.

Kjo akuzë shpërtheu vetëm pak orë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit për Turam dhe Interin. As klubi dhe as lojtari nuk kanë komentuar zyrtarisht deri më tani për çështjen.

 

sharlot lavish ish e dashura e markus turam

Lini një Përgjigje