TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2025, 19:38

Ankth dhe panik në Kosovë, futbollisti bie pa ndjenja në fushë dhe dërgohet në spital me hemorragji të brendshme në kokë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ankth dhe panik në Kosovë, futbollisti bie pa ndjenja në

Ndeshja e sotme në Superligën e Kosovës mes Gjilanit dhe Malishevës ka parë skuadrat dhe tifozët të përjetonin disa momente ankthi dhe paniku në pjesën e dytë të saj.

Pas një dueli ajror, Oltion Bilalli i Gjilanit u përplas me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli, duke përfunduar pa ndjenja në tokë. Një përplasje e rëndë e cila la lojtarin sulmues pa lëvizur në tokë, ndërsa futbollistët e të dyja skuadrave kërkuan me shpejtësi ndërhyrjen e stafit mjekësor dhe afrimin e ambulancës.

Ndeshja u ndërpre për rreth 15 minuta teksa iu dha ndihma Bilallit, i cili më pas u dërgua në spital për vizita më të hollësishme. Situatën e tij e ka shpjeguar pas ndeshjes për mediat kosovare drejtori i Gjilanit, Syart Rrahmani.

Në bazë të informatave që kemi marrë, Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë. Sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën, por do të shohim. Oltionin e kanë nisur për në QKUK në Prishtinë. Edhe ne tash do të nisemi drejt Prishtinës”, ishin fjalët e tij për “Koha”.

 

oltion bilalli futbollisti i gjilanit

Lini një Përgjigje