TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2025, 18:53

Interi i vendos çmimin Kristjan Asllanit, e ardhmja e mesfushorit kuqezi vendoset pas Botërorit të Klubeve

Shkruar nga Pamfleti

Interi i vendos çmimin Kristjan Asllanit, e ardhmja e mesfushorit kuqezi

Kristjan Asllani u “zgjua” më në fund ndaj Veronës, me mesfushorin kuqezi që zhvilloi një ndeshje perfekte, por sipas mediave italiane tashmë është shumë vonë. Drejtuesit e Interit janë të bindur në këtë pikë, në “San Siro” nuk ka vend për Asllanin sezonin e ri dhe për këtë arsye kanë nisur punën prej kohësh për të gjetur një tjetër pasues për Çalhanoglu dhe janë të hapur për të dëgjuar ofertat në lidhje me Asllanin.

Në fakt, ofertat nuk kanë munguar kurrë për mesfushorin kuqezi, jo vetëm nga ekipe të ndryshme në Serinë A, por së fundmi interes për të ka edhe nga dy liga të rëndësishme si Premier Liga dhe La Liga.

Duke qëndruar në Itali, ekipe si Udineze, Bolonja dhe Torino janë të gatshme të futen në negociata me Interin për të siguruar shërbimet e Asllanit. Gjithnjë sipas mediave italiane, Interi është gati të futet në negociata me çdo skuadër që ofron minimalisht 25 milionë euro për kartonin e tij.

Pas Botërorit të klubeve do të ulet për të folur me drejtuesit në mënyrë që të vendosin bashkërisht se cila është më e mira për të dyja palët

 

 

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje