Presidenti i Federatës së Futbollit, Luis Rubiales është në qendër të vëmendjes për shkak të puthjes në buzë që i dha futbollistes së Spanjës, Xhenifer Hermoso.
Pas puthjes së papritur të futbollistes Hermoso në buzë, pas finales së Botërorit të fituar nga Spanja, presidenti i futbollit iberik u përjetësua në një video tjetër kompromentuese të regjistruar në fundin e ndeshjes.
Ai shihet qartë duke prekur organet gjenitale, për më tepër që në krah kishte edhe Mbretëreshën e Spanjës.
Ministri i Kulturës dhe Sportit, Migel Iketa tha: “Është e vërtetë që Sidnei ishte një moment shumë i veçantë, një moment emocioni i madh, por ne që kemi përgjegjësi publike duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm, sepse po i japim një mesazh shoqërisë.
Dhe mesazhi është të drejta të barabarta. Për këtë arsye shmangni çdo rrethanë që mund të interpretohet në terma të prevalencës. Nuk mund ta detyrosh dikë të puthet”.
Kështu në drejtim të tij ka ardhur edhe denoncimi i parë. Ka qenë presidenti i shoqatës së trajnerëve në Spanjë, Miguel Galan i cili ka cilësuar gjestin e Rubiales si ngacmim seksual të papranueshëm në sport.
Lini një Përgjigje