
Duket se ende nuk ka dritë në fund të tunelit për Çelsin, me “Blutë” që morën humbjen e radhës në Premier Ligë.
Totenhemi i Antonio Kontes ka shkëlqyer në derbin e Londrës,duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0.
“Spërsat” e nisën pjesën e dytë të ndeshjes me një gol të Skip, pas një gjuajtje fantastike. Goditjen përfundimtare ekipit të Potter ia dha Herri Kejn pak minuta nga fundi i ndeshjes.
Çelsi vazhdon të tregojë se ky sezon mbetet për t’u harruar për ta, pasi e shikojnë veten në vendin e dhjetë. Në krahun tjetër, Totenhemi ndodhet në zonën e Champions League.
Lini një Përgjigje