
Reali dhe Atletiko kanë ndarë pikët në javën e 23 të La Ligas, teksa ndeshja është mbyllur në barazim 1-1.
Në pjesën e parë ekipet patën raste të mira për të kaluar në avantazh por asnjëra nuk arriti të finalizonte. Gjithçka ndryshoi në minutën e 79 për miqtë, të cilët kaluan në avantazh falë Himenezit. Festa iu zgjati shumë pak, pasi në minutën e 85, 18-vjeçari,Alvaro Rodriguez shënoi golin e barazimit.
Për herë të parë në hostori në shekullin e 21 një lojtar i Atletikos së Madridi është ndëshkuar me karton të kuq në dy ndeshje radhazi të luajtura në kampionat kundër Realit.
Një rezultat zhgënjyes për skuadrën e CKarlo Ançelotit, që mund t’i ketë dhënë fund luftës për titull, duke parë se Barcelona kryeson La Ligën me një avantazh prej shtatë pikësh dhe ka një ndeshje më pak.
Pas barazimit befasues 1-1 ndaj Notingham Forestit javën e kaluar, Mançester Siti është kthyer te fitorja në Premier Ligë, duke mundur me “poker” 4-0 Burnmuthin në transfertë.
Falë tri pikëve të marra sot, skuadra e Pep Guardiolës është kthyer të jetë vetëm dy pikë karg Arsenalit kryesues. Megjithatë, “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak.
“Qytetarët” zhbllokuan rezultatin pas 15 minutash me një gol të Julian Alvarez që erdhir pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë.
Dyfishimi i avantazhit për miqtë erdhi 14 minuta më vonë. Haland realizoi me lehtësi pak hapa para portës.
Një ecuri e frikshme për yllin norvegjez në vitin e tij të parë në kampionatin anglez të futbollit, që ka realizuar deri më tani 27 gola dhe ka dhënë katër asiste.
Ndjekësi më i afërt i norvegjezit në renditjen e golashënuesve është Herri Kejn me 17 realizime, 10 më pak se Erling.
Me 27 gola të shënuar në këtë sezon të Premier Ligës, Haland bëhet lojtari që shënon më shumë gola në një sezon të kampionatit anglez për Sitin, që pas 33 golave të shënuar nga Frensis Li (33 gola) në sezonin 1971-1972.
Në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i tretë për lojtarët e Guardiolës. Këtë herë ishte talenti anglez Foden, i cili dha edhe asistin për golin e dytë të Haland.
Në minutën e 51, erdhi edhe goli i katërt për kampionët në fuqi të Anglisë. Në fakt, ishte një autogol i Mefam që çoi shifrat në 4-0, para se Lerma të fiksonte rezultatin përfundimtar në 4-1 në minutën e 83.
Lini një Përgjigje