TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2024, 19:35

Terapia e Schumacher kushton 7 mln euro në vit, bashkëshortja e legjendës së F1 shet një tjetër shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Terapia e Schumacher kushton 7 mln euro në vit, bashkëshortja e

Kanë kaluar 10 vjet që pas aksidentit të tmerrshëm që ish-piloti gjerman i Formula 1, Michael Schumacher pësoi në pistën e skive, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet ende e panjohur që prej vitit 2013.

Së fundmi thuhet se gruaja e tij, Corinna ka shitur një tjetër shtëpi, sepse trajtimet e Schumacher kapin një vlerë prej 7 milionë euro në vit.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që bashkëshortja e tij shet objekte me vlerë dhe prona për kurimin e ish-pilotit.

Ajo para disa vitesh shiti rezidencën në liqenin e Gjenevës, në Zvicër dhe më pas avionin privat, një koleksion të çmuar orësh të Schumacher dhe një pronë në Norvegji.

Michael Schumacher është një nga legjendat e F1 që ka fituar shtatë tituj botërorë. Heroi gjerman fitoi gjithsej 91 gara për një periudhë që zgjati 21 vjet, me një pushim midis 2006 dhe 2010.

michael schumacher ish-piloti i formula 1

Lini një Përgjigje