
Gjykata e Nanterres, në periferi të Parisit, i ka dhënë dritën jeshile shitjes së “Topit të Artë” që Diego Armando Maradona fitoi në Kupën e Botës 1986.
Avokati i trashëgimtarëve të Maradonës, Gilles Moreu, shpjegoi për EFE këtë të enjte pas marrjes së vendimit të gjykatës se "ata do të ushtrojnë të gjitha rrugët e mundshme të apelimit".
Moreu shpjegoi se tashmë kanë bërë ankimim në Gjykatën e Apelit të Versajës dhe tha se tani shpresojnë të marrin një seancë para datës 6 qershor për të ndaluar shitjen. "Topi i Artë është një pasuri unike, që fëmijët e Diego Maradonës duan ta rikuperojnë. Asnjë kompensim nuk mund të riparojë dëmin e pësuar nëse ky trofe shitet,"- tha ai.
“Po flasim për një trofe, jo për një pasuri të thjeshtë, që në fund do të mbetet te një koleksionist shumë i pasur”. Çmimi i “Topit të Artë” të Maradonës mund të kalojë 10 milionë euro dhe të bëhet objekti sportiv më i shtrenjtë në histori.
Vendimi konsideron se shitësi, Abdelhamid B., veproi me "mirëbesim" kur bleu trofeun në një ankand të kategorisë së dytë në vitin 2016 për një shumë qesharake (1.20 euro, sipas Moreu).
Ndaj, për gjyqtarin, shitja më 6 qershor e objektit “nuk sjell rrezik të afërt” për interesat e trashëgimtarëve. “Klientët tanë janë edhe të befasuar edhe të trishtuar”,- pranoi avokati, i cili vlerëson se ankandi duhej të ishte pezulluar deri në zbardhjen e mosmarrëveshjes.
Familja e El Pelusa pretendon se “Topi i Artë” ishte vjedhur nga një bankë e Napolit në fund të viteve 1980, së bashku me asetet e tjera të Maradonës. Që atëherë, gjurmët e tij kanë humbur dhe ai u shfaq vetëm në vitin 2016, kur e bleu Abdelhamid B., i cili gjithmonë ka pretenduar se e kishte blerë pa e ditur se ishte “Topi i Artë” i Maradonës.
Paralelisht me procesin e trashëgimtarëve, Zyra Qendrore e Trafikut të Pasurive Kulturore të Francës heton nëse ka pasur një vepër penale të “fshehjes së një sendi të vjedhur” nga koleksionisti.
Lini një Përgjigje