TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2024, 15:34

“Në Kampionatin Europian mund të bëjmë diçka të veçantë”, Armando Broja: Kemi tifozët më të mirë në botë

Shkruar nga Pamfleti

“Në Kampionatin Europian mund të bëjmë diçka

Më i lidhur se kurrë me vendin e tij, me rrënjët e tij. Në çdo dalje publike këtë periudhë, Armando Broja ka folur më fjalë të mëdha, me fjalë zemre për Shqipërinë, për tifozët kuqezi. Së fundmi, në një intervistë për revistën angleze, “Risingballers”, bomberi shqiptar e nisi pikërisht nga tifozët, i bindur se me të në krah, Shqipëria është me e fortë:

Tifozët e Shqipërisë janë më të mirët në botë. Ne jemi një trup i vetëm. Lojtarët, tifozët dhe vendi ynë të gjithë së bashku kemi”, nis rrëfimin e tij Broja, duke u ndalur më pas te mënyra e tij e festimit, ku në Angli e lidhin me një imitim ndaj Anelkas, ish sulmuesi i Çelsit, por Broja e përsëriti se festa e tij ka lidhje me simbolin e vendit të tij, shqiponjën:

“Në Kampionatin Europian mund të bëjmë diçka

Kur shënoj festoj duke bërë shqiponjën. Të gjithë mendojnë se imitoj Anelkanë, por unë festoj sepse dashuroj vendin tim. Është një mënyrë festimi unike”, theksoi Broja. Sulmuesi shqiptar u pyet edhe në lidhje me “EURO 2024”, ftesën e marrë nga Silvinjo dhe grupin ku bën pjesë Shqipëria:

“Në Kampionatin Europian mund të bëjmë diçka

Do të jetë një emocion i madh për mua. Dua të falënderoj, edhe familjen pasi më ka mbështetur gjithmonë.  Të gjithë e dimë se jemi në një grup të fortë, mbase më i vështiri në Europian, por ne mund të shkojmë në Gjermani dhe mund të bëjmë diçka të veçantë”, u shpreh Broja.

“Në Kampionatin Europian mund të bëjmë diçka

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje