TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2024, 16:45

Miqësoret e qershorit në Hungari, kombëtarja niset nesër në Austri për fazën përgatitore

Shkruar nga Pamfleti

Miqësoret e qershorit në Hungari, kombëtarja niset nesër

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për Europianin e Gjermanisë, teksa dje ka zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa ekipi do të niset ditën e nesërme drejt Austrisë. Kuqezinjtë do të vendosen në Grac, aty ku në një nga komplekset sportivë të qytetit, do të zhvillojnë fazën përgatitore e cila do të zgjasë një javë.

Mes fazës, janë përcaktuar edhe dy takime miqësore, me Lihtenshtejnin më 3 qershor dhe Azerbajxhanin më 7 qershor. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në Haladas, Hungari, vend i cili është larg 1 orë e gjysmë nga Austria.

Pas ndeshjes së fundit miqësore me Azerbajxhanin, Silvinjo duhet të dorëzojë edhe listën përfundimtare të lojtarëve për në Europian.

miqësoret e qershorit kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje