TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2024, 18:02

“Miqësorja ndaj Norvegjisë do të na ndihmojë për Ligën e Kombeve”, trajneri i Kosovës: Mbrojtja ime është gati për Haland

Shkruar nga Pamfleti

“Miqësorja ndaj Norvegjisë do të na ndihmojë për

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka folur pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për miqësoren ndaj Norvegjisë.

Foda shprehet shumë optimist për ndeshjen ndaj nordikëve, e cila do të zhvillohet më 5 qershor në Oslo. Në konferencën për shtyp, tekniku gjerman është shprehur se ekipi i tij është i motivuar për të zhvilluar një sfidë të mirë.

Kjo miqësore është parapërgatitje e mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që na presin nga shtatori. Kemi ekip të mirë e të balancuar. Jemi maksimalisht të motivuar që të fitojmë ndaj Norvegjisë. Është ndeshja e fundit për t’i parë disa karakteristika të lojtarëve para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Ne jemi të fokusuar te forma e futbollistëve, por po ashtu edhe nga profili, që të krijojmë pasqyrë të qartë para ndeshjeve zyrtare. Besoj që do t’ia dalim të ngjitemi në Grupin B të Ligës së Kombeve. Tashmë vetëm sa kemi filluar të përgatitemi dhe testi në ndeshjen kundër Norvegjisë do të na saktësojë shumë gjëra”, është shprehur fillimisht Franco Foda.

Më tej, Foda foli edhe për lojtarët që nuk janë grumbulluar, duke treguar gjithashtu edhe shkakun se përse ata nuk ishin pjesë e listës së publikuar ditën e sotme.

Ismet Lushtakun dhe Kreshnik Krasniqin kisha dëshirë t’i ftoja, por ekipet e tyre nuk kanë pranuar që t’i lirojnë ata, pasi kampionatet në Skandinavi janë në zhvillim e sipër. Të gjithë futbollistët e ftuar janë këtu, përveç Arijanet Muric. Ky i fundit është sëmurë.

Jemi në kontakt me të dhe brenda 2 ditëve të ardhshme do të dijmë nëse do të jetë i gatshëm apo jo. Mirlind Kryeziu, Donat Rudhani, Milot Rashica dhe Ismajl Beka nuk janë grumbulluar për shkaqe shëndetësore. Përballja me Norvegjinë dhe Haaland nuk do të jetë aspak e lehtë, do të jetë një sfidë e vërtetë, veçanërisht për mbrojtjen tonë.”, tha më tej trajneri i “Dardanëve”.

franco foda trajneri i kosovës miqësorja me norvegjinë

Lini një Përgjigje