TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 20:15

Tenton të djegë flamurin serb, tifozi konfliktohet me kamerierin shqiptar në Dortmund dhe përfundon në pranga

Shkruar nga Pamfleti

Tenton të djegë flamurin serb, tifozi konfliktohet me kamerierin

Teksa jemi në ditën e tretë të Europianit, incidentet nuk mungojnë. Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sot në Dortmund, ku janë përfshirë shqiptarët. Një tifoz i cili ishte maskuar, tentoi të digjte flamurin serb, por përfundoi në pranga.

Ai u mundua të ndizte flamurin por nuk e lejonte era dhe pastaj shkoi drejt një lokali aty pranë duke marrë mëny për të përdorur letrën për t’i vënë flakën. Por kjo solli reagimin e një kamerieri i cili ishte gjithashtu shqiptar dhe filloi të konfliktohej me të.

Situatën e zgjidhi ndërhyrja e policisë gjermane, e cila neutralizoi dhe arrestoi tifozin në fjalë, duke e shoqëruar në komisariat për prishje të rendit publik.

 

flamuri serb tifozi

Lini një Përgjigje