
Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është detyruar të mbyllë adresat e tij në rrjetet sociale, pasi është bërë objekti i sulmeve dhe kritikave të tifozëve pas ndeshjes me Italinë.
Mbrojtësi kuqezi u akuzua prej tyre se mbante fajin për golin e Barelas, ku pas gjuajtjes së mesfushorit ai ul kokën dhe shmang kontaktin me topin.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë gjithë sfidës dhe pas saj, teksa nuk kanë munguar komentet ndaj mbrojtësit, i cili është detyruar që të mbyllë llogaritë personale pas sulmeve ndaj tij.
@albania_football_1 #fypシ゚ #kombetarjashqiptare #elseidhysaj #viral #shqiperi #albaniaitalia???????????????? #albania ♬ Hajd na kap - Dinastia 18
Lini një Përgjigje