TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 19:02

Pushtuan fushën dhe hodhën objekte në stadium, UEFA nis procedim disiplinor ndaj Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Pushtuan fushën dhe hodhën objekte në stadium, UEFA nis procedim

UEFA ka nisur procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për incidentet, përfshirë pushtimin e fushës dhe hedhjen e objekteve gjatë humbjes 2-1 nga Italia në Dortmund në "EURO 2024".

Organi drejtues i futbollit evropian tha në një deklaratë të dielën se kishte nisur gjithashtu procedurat për ndezjen e fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.

UEFA nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me mesazhin që pretendohet se është transmetuar.

Edhe pse tifozët kuqezi e kthyen në festë të madhe stadiumin e Dortmundit, organizata ndërkombëtare ka sinjalizuar veprime që bien ndesh me rregulloret e saj.

Hyrja e tifozit në fushën e lojës në minuta e fundit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen për pak çaste të ndeshjes, është pjesë e këtij hetimi disiplinor.

uefa shqipëria

Lini një Përgjigje