TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 19:51

Shënohet barazimi i parë në “EURO 2024”, Sllovenia dhe Danimarka bëjnë paqe në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian

Shkruar nga Pamfleti

Shënohet barazimi i parë në “EURO 2024”, Sllovenia

Shënohet barazimi i parë në këtë Kampionat Europian. Sllovenia dhe Danimarka nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e luajtur në “MHPA Arena” të Shtugartit.

Danezët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 17. I përhershmi Eriksen nuk zhgënjeu dhe u tregua i qetë para portës kundërshtare duke çuar topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e ekipit skandinav.

Në minutën e 77, Sllovenia barazoi shifrat. E kërkuan dhe e gjetën me Janza. Një “predhë” e tij nga jashtë zonës u devijua nga mbrojtja daneze duke i ndryshuar trajektoren topit, me këtë të fundit që përfundoinë rrjetë.

Ndeshjen e ardhshme, Sllovenia do ta luajë në orën 15:00 me Serbinë, ndërsa Danimarka do të përballet në orën 18:00 me Anglinë.

Të dyja ndeshjet do të luhet më datë 20 qershor.

sllovenia danimarka

Lini një Përgjigje