
Amir Abrashi do të qendrojë deri në vitin 2025 te skuadra zvicerane e Grasshopers. Lajmi është bërë i ditur nga vetë zvicerianët përmes një postimi në rrjetet sociale.
Pas rinovimit të kontratës, 33-vjeçari është shprehur mjaft i lumtur.
“Për mua nuk ka skuadër tjetër, këtu te Grasshoper kam mësuar, kam fituar shumë eksperiencë dhe jam zhvilluar shumë”, u shpreh ai.
Në këtë sezon, Abrashi është aktivizuar në 23 ndeshje të kampionatit duke asistuar edhe në dy raste. Mesfushori i kombëtares u bashkua me Grasshopers në vitin 2021 nga Frajburgu, ndërsa ka qenë pjesë e klubit edhe në të kaluarën, në vitin 2010 dhe 2015.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje