
Mesfushori francez i Juventusit, Pogba, është pezulluar për 4 vite nga futbolli pasi rezultoi pozitiv në testin anti-doping.
Pogba u rikthye me shumë zhurmë te Juventus, por francezi nuk mund ta shfaqte klasin e tij prej dëmtimeve, por edhe për faktin se rezultoi pozitiv me doping.
Ky është një lajm tepër i keq, pasi mund të shënojë edhe fundin e karrierës së futbollistit 30-vjeçar.
Për Pogba ishte kërkuar dënimi maksimal, me 4 vite pezullim. Prokuroria nuk e besoi versionin e mbrojtjes për marrjen aksidentale të substancës. Pika kyçe për avokatët e Pogba, të cilët kishin refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Testimi i tij u krye në shtator 2023, pas një ndeshje të Juventusit me Udinesen në 20 gusht, ku Pogba nuk luajti por ishte në stolin e skuadrës.
Vetë futbollisti ka zgjedhur mos të japë komente për çështjen.
Lini një Përgjigje