TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2026, 22:18

Sylvinho pranë largimit nga Shqipëria, Shakohoxha zbulon emrin e trajnerit të ri të Kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Sylvinho pranë largimit nga Shqipëria, Shakohoxha zbulon emrin e

Gazetari Dritan Shakohoxha, ka zbuluar një emër surprizë që mund të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, pas largimit të Silvinjos këtë verë.  Ai theksoi se bëhet fjalë për ish-futbollisti italian, Cannavaro.

Më tej, Shakohoxha tha se FSHF merr vetëm trajnerë të huaj, duke u rrëmbyer atyre edhe protagonizmit.

"17 mln euro kanë kushtuar këta burrat (trajnerët e huaj ndër vite). Para 40 vjetësh, federate e kohës mori një trajner gjerman dhe i vuri dy trajnerë që ta mësonin. I marrim të huaj, sepse duam vëmendjen te vetja jonë. Kur fiton Shqipëria, dy llafe flasin trajnerët, pastaj flet Federata, sepse të gjithë marrin merita. Tani thonë se Cannavaro do të bëhet trajner, pra një që e kemi parë në TV. Do ta marrim për të thënë kemi marrë në punë atë. 90% e trajnereve që kemi marrë, kanë qenë futbollist të mirë, por jo trajnerë", tha ndër të tjera Shakohoxha në "TëPaekspozuarit" 

silvinga canavaro shakohoxha

1 Komente

  1. X
    Xhemal Nezha,tifoz i kombëtares.

    Sa të jetë Armando Duka historia do të jetë e njejtë.Jo se Silvinjo nuk dinte të ndërtonte një skuadër,por formacionin e bën Duka.Kështu do të ndodhë edhe me Kanavaron apo çdo trajner tjetër q do të sjellë ai. Përseri gilshëshënuesit Muçi e Mehmeti do të ngrohin stolin,ose nuk do te grumbullohen fare,sepse po i hapin telashe mbretit.

    Lini një Përgjigje