
Nga Atlanta në Mexico City dhe Vancouver, turneu më i madh i futbollit shtrihet në 16 qytete në tre vende
Nga Atlanta në Mexico City dhe Vancouver, turneu më spektakolar i futbollit në botë do të zhvillohet këtë verë në 16 qytete të shpërndara në tre vende.
Sipas një udhëzuesi të publikuar nga Forbes Travel Guide, Kupa e Botës FIFA 2026 shënon disa risi të rëndësishme, duke përfshirë zgjerimin në 48 ekipe dhe organizimin për herë të parë në tre vende: Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Turneu do të zhvillohet në 16 qytete, nga Atlanta dhe Nju Jorku deri në Mexico City dhe Vancouver, ndërsa finalja është planifikuar për më 19 korrik në stadiumin MetLife në Nju Xhersi. Sipas parashikimeve, turneu pritet të tërheqë midis 1 dhe 6 milionë vizitorë ndërkombëtarë, duke rritur ndjeshëm lëvizjen e tifozëve në të gjithë Amerikën e Veriut.
Udhëzuesi ofron rekomandime të detajuara për çdo qytet pritës. Në Atlanta, sugjerohet qëndrimi në “The St. Regis Atlanta”, ndërsa për ushqim rekomandohet restoranti “Nan Thai Buckhead”. Në Boston, hoteli “XV Beacon” dhe restoranti “Mooo” paraqiten si zgjedhje kryesore.

Në Dallas, vizitorët mund të zgjedhin “JW Marriott Dallas Arts District”, ndërsa në Los Angeles theksohet përvoja në “The Ritz-Carlton, Marina del Rey”. Në Mexico City, hoteli “Las Alcobas” dhe restoranti “Fónico” përmenden si destinacione të rëndësishme për turistët.
Artikulli thekson gjithashtu aktivitetet kulturore dhe argëtuese që zhvillohen paralelisht me ndeshjet, si festivale, muze dhe evente muzikore, duke i ofruar tifozëve një përvojë më të gjerë përtej futbollit.
Sa i përket aspektit sportiv, ekipet favorite tradicionale si Spanja, Franca dhe Argjentina konsiderohen sërish pretendente për titull, ndërsa SHBA shihet si një ekip në zhvillim me shanse më të kufizuara për triumf.

Udhëzuesi synon të ndihmojë tifozët të planifikojnë udhëtimin në mënyrë efikase, duke kombinuar ndjekjen e ndeshjeve me përvoja turistike në qytetet pritëse.
Ndërsa Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara konsiderohet ende një pretendente me pak gjasa për të fituar titullin e saj të parë, favoritët tradicionalë si Spanja, Franca dhe Argjentina synojnë sërish trofeun në finalen e 19 korrikut në stadiumin MetLife në Nju Xhersi.
Duke pasur parasysh se tifozët do të udhëtojnë në të gjithë Amerikën e Veriut – me parashikime që flasin për 1 deri në 6 milionë vizitorë ndërkombëtarë gjatë turneut – Forbes Travel Guide ofron një plan të plotë për të orientuar vizitorët në 16 qytetet pritëse.

Atlanta
Stadiumi: Mercedes-Benz Stadium
Akomodimi: “The St. Regis Atlanta”, hoteli i vetëm në qytet me pesë yje nga Forbes, ndodhet në zonën Buckhead, rreth 20 minuta nga stadiumi. Ofron restorantin “Atlas Buckhead” dhe një spa me katër yje.
Ushqimi: “Nan Thai Buckhead”, një ambient modern me kuzhinë tajlandeze, ofron pjata si supa tom yum kung dhe peshk snapper me tre shije.
Aktivitete: Vizitë në National Center for Civil and Human Rights, World of Coca-Cola ose Georgia Aquarium.
Ndeshje kryesore: Spanjë–Kepi i Gjelbër (15 qershor), gjysmëfinale (15 korrik) dhe të tjera.

Boston
Stadiumi: Gillette Stadium
Akomodimi: “XV Beacon”, në lagjen historike Beacon Hill, ofron paketë speciale për Botërorin.
Ushqimi: Restoranti “Mooo” specializohet në mish të pjekur dhe produkte deti.
Aktivitete: Festivali i varkave Dragon Boat në lumin Charles më 14 qershor.
Dallas
Stadiumi: AT&T Stadium
Akomodimi: “JW Marriott Dallas Arts District”, i njohur për koleksionin artistik dhe pishinën panoramike.
Ushqimi: “JW Steakhouse”, me produkte lokale nga Teksasi.
Aktivitete: Ekspozita “Samurai to the Imperial Court” në Dallas Museum of Art.
Guadalajara (Meksikë)
Stadiumi: Estadio Akron
Akomodimi: “Grand Fiesta Americana Guadalajara Country Club”.
Ushqimi: “Bargüero”, i njohur për koktejet dhe ambientin.
Aktivitete: Koncert i Banda MS më 13 qershor.

Houston
Stadiumi: NRG Stadium
Akomodimi: “Post Oak Hotel at Uptown Houston”, me spa me pesë yje.
Ushqimi: “Musaafer”, restorant indian me menu autentike.
Aktivitete: Koncerte të muzikës së Queen nga Houston Symphony.
Kansas City
Stadiumi: Arrowhead Stadium
Akomodimi: “The Raphael Hotel”, hotel historik butik.
Ushqimi: Barbecue tradicionale në “Joe’s” ose kombinime inovative në “Buck Tui”.
Aktivitete: Vizita në muze si Negro Leagues Baseball Museum.
Los Angeles
Stadiumi: SoFi Stadium
Akomodimi: “The Ritz-Carlton, Marina del Rey”, me aktivitete ujore dhe pamje nga oqeani.
Ushqimi: “Calabra” në Santa Monica ose “Georgian Room”.
Aktivitete: Vizita në Griffith Park ose stadiumet historike sportive.

Mexico City
Stadiumi: Estadio Azteca
Akomodimi: “Las Alcobas”, hotel me dizajn modern në zonën Polanco.
Ushqimi: “Fónico”, kuzhinë moderne meksikane.
Aktivitete: Muzeu Kombëtar i Antropologjisë dhe Templo Mayor.
Miami
Stadiumi: Hard Rock Stadium
Akomodimi: “Acqualina Resort and Residences”, me ambiente buzë detit.
Ushqimi: “Il Mulino New York”.
Aktivitete: Festimet e Caribbean Heritage Month gjatë qershorit.

Monterrey (Meksikë)
Stadiumi: Estadio BBVA
Akomodimi: “Live Aqua Urban Resort Monterrey”.
Ushqimi: Specialiteti lokal cabrito në restorante si “El Rey del Cabrito”.
Aktivitete: Santa Lucia Riverwalk dhe parqet malore për aktivitete në natyrë.
Nju Jork / Nju Xhersi
Stadiumi: MetLife Stadium
Akomodimi: “W Hoboken”, me pamje nga Manhattan.
Ushqimi: Restorante si “Gabriel Kreuther” dhe “Caviar Russe”.
Aktivitete: Central Park, muze dhe ndeshje bejsbolli. Finalja zhvillohet më 19 korrik.

Filadelfia
Stadiumi: Lincoln Financial Field
Akomodimi: “Four Seasons Hotel Philadelphia”.
Ushqimi: “Jean-Georges Philadelphia”.
Aktivitete: Fairmount Park dhe vendet historike si Independence Hall.
San Francisko / Santa Clara
Stadiumi: Levi’s Stadium
Akomodimi: “Four Seasons Hotel Silicon Valley”.
Ushqimi: “Dalida” në Presidio.
Aktivitete: Vizita në Santa Cruz dhe Golden Gate Park.

Seattle
Stadiumi: Lumen Field
Akomodimi: “Lotte Hotel Seattle”.
Ushqimi: “Charlotte Restaurant & Lounge”.
Aktivitete: Chihuly Garden & Glass dhe Space Needle.
Toronto
Stadiumi: BMO Field
Akomodimi: “1 Hotel Toronto”, me fokus në qëndrueshmëri.
Ushqimi: “1 Kitchen Toronto”.
Aktivitete: Festivali Luminato në qershor.

Vancouver
Stadiumi: BC Place
Akomodimi: “JW Marriott Parq Vancouver”.
Ushqimi: “Honey Salt” dhe “The Victor”.
Aktivitete: Stanley Park, Capilano Suspension Bridge dhe vëzhgimi i balenave.

Ky udhëzues synon të ndihmojë tifozët të planifikojnë udhëtimin gjatë Kupës së Botës, duke kombinuar ndjekjen e ndeshjeve me përvoja turistike dhe kulturore në qytetet pritëse. /Përshtati Pamfleti/
Lini një Përgjigje