TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2026, 13:20

Pse nuk luan Edon Zhegrova si lojtar kryesor? Trajneri i Kosovës zbulon arsyen

Shkruar nga Pamfleti
Pse nuk luan Edon Zhegrova si lojtar kryesor? Trajneri i Kosovës zbulon
Trajneri i Kosovës, Franco Foda

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka deklaruar se Baton Zabërgja i është nevojitur skuadrës më shumë se Edon Zhegrova ndaj Sllovakisë, prandaj edhe e futi në lojë.

Në triumfin 3-4, tifozët e Kosovës u befasuan kur në pjesën e dytë panë Zabërgjen duke hyrë në fushë, atë para Zhegrovës, me këtë të fundit që mbeti në stol gjatë tërë sfidës.

Në konferencë për shtyp, tekniku gjerman ka deklaruar se ka besim të madh të Zhegrova por që në ato momenti vendosi për yllin e Metalist 1924.

“Baton Zabërgja para Edon Zhegovës, a është kjo si pasojë e minutazhës së ulët te Juventusi? Kam besim të madh tek të gjithë lojtarët, po ashtu edhe te Edoni”.

“Secila lojë ka rëndësinë e vetës dhe duhet të vendosi se kë të inkuadrojë. Te Sllovakia kanë luajtur me topa të gjatë, andaj na është nevojitur një lojtar me trup-gjatë. Ndoshta nesër Edoni do të luajë nga fillimi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Foda pritet t’i qëndrojë besnik formacionit të mëparshëm kundër Sllovakisë me ndonjë ndryshim të minutave të fundit.

Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

 

edon zhegrova

Lini një Përgjigje